Një i arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, shkaku i narkotikëve
Një person është arrestuar për shkak të posedimit të substancave të dyshuara narkotike, mbrëmë në pikëkalimin e kufitar të Vërmicës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij në pikën kufitare është gjetur dhe është konfiskuar një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 0.86 gramë”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net