07-10-2024

Nxënësit ndihmohen të krijojnë vizionin për hapësirën eko-miqësore në Prizren

Në oborrin e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, që është përfituese e projektit “EKO shkolla”, është realizuar mbëltimi i fidanëve dhe është bërë vendosja e ulëseve me qëllim të vënies në funksion të kësaj hapësire përmes krijimit të një ambienti eko-miqësor, ka njoftuar OJQ-ja “EC Ma Ndryshe”.

Sipas komunikatës së kësaj organizate për ta realizuar këtë aktivitet janë angazhuar ekspertët, të cilët kanë punuar së bashku me nxënësit dhe menaxhmentin e shkollës për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme për këtë park, shkruan sot Koha Ditore.

“Me këtë qëllim është organizuar paraprakisht punëtoria e vizionimit, e cila i ka paraprirë këtij intervenimi, duke u dhënë të rinjve të kësaj shkolle mundësinë që të shprehin vizionin e tyre për hapësirën që i rrethon dhe njëkohësisht duke i bërë ata pjesëmarrës në procesin e këtij planifikimi. Pas kësaj faze gjithëpërfshirëse ka filluar periudha e dizajnimit të projektit, i cili është bazuar në nevojat dhe kërkesat e shfaqura. Pas identifikimit të nevojave dhe prodhimit të këtij raporti vizionues “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me Grupin e ekologëve “Luciano Motroni” ka intervenuar në këtë pjesë, duke e sjellë në dispozicion një hapësirë të gjelbër rekreative dhe të shfrytëzueshme”, thuhet në komunikatë.

Fotografia e EC Ma Ndryshe

Asnjë koment

Comments are closed.