Një i arrestuar në Vërmicë të Prizrenit, për mosrespektim të masave ndaj Coronavirusit
Një person është arrestuar në fshatin Vërmicë të Prizrenit, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë,
Rasti ka ndodhur pak para mesnatës raporton Gazeta e Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e kishte zbatuar masën e caktuar si preventivë e masave të ndërmarra kundër COVIT 19”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë me shumë detaje rreth rastit. /GazetaePrizrenit.net/