Vlora Hyseni i turret gazetares: Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, i është drejtuar me një akuzë të fortë gazetares së News24, Klodiana Lala, teksa mbërriti në Gjykatën e Posaçme, ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë.
E pyetur nga gazetarja nëse ka shpërndarë materiale të ndjeshme shtetërore te biznesmeni i arrestuar, Ergys Agasi, Hyseni iu përgjigj:
“Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”
Pas deklaratës së Hysenit, gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në një dalje në News24, duke thënë se ish-drejtoresha e SHISH-it përdori shantazh dhe gjuhë të papërshtatshme ndaj saj.

“Se cilave takime iu referohet zonja Hyseni mbetet për ta sqaruar kur të dalë”, tha Lala.
Ajo e cilësoi deklaratën e Hysenit si “një akuzë të fortë e lëshuar dhe një shantazh të fortë në adresë të gazetarëve”.


