24-11-2024

Një i arrestuar për dhunë në Korishë dhe posedim arme

Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, sot është arrestuar personi i dyshuar me inicialet A. Z., për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale ‘lëndim  trupor’, në fshatin Korishë të Prizrenit.

Njëri nga zyrtarët për media në Prizren, Vesel Gashi, njoftoi se dyshohet që ai të jetë përfshirë në një rast të dhunës në familje ku pas kryerjes së sulmit, viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe sipas mjekut ajo kishte lëndime të lehta trupore.

Gjatë deklaratës viktima ka deklaruar se është  kanosur edhe më parë, ku i dyshuari e ka kanosur edhe me armë.

“Me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë, ku Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë ‘Crvena Zastava’, gjashtë (6) fishekë dhe dy karikatorë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Gashi./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.