18-05-2024

Zbulohet piktura e restauruar e Skënderbeut në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit (foto)

Afresku i restauruar i portretit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është zbuluar, sot në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në mesin e prijësve fetarë dhe qytetarëve pa dallim feje, në ceremoninë e organizuar ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të lartë lokal.


Kryeministri ka thënë se porositë e prijësit tonë të përjetshëm, Gjergj Kastriotit, të cilat na bëjnë ashtu siç ishim gjithmonë, komb me traditë dhe kulturë të rrënjosur euro-perëndimore, do të mbijetojnë ndër breza.
”Historia dhe vlerat e rralla të shqiptarëve janë trashëgimi unike e kontinentit evropian”, tha Haradinaj.

 

Afresku i rrallë mural, në të cilin Skënderbeu qëndron në ballë, përbën një nga vlerat më të veçanta të Prizrenit.

Autoritetet kanë vlerësuar se pa dyshim, kjo do të jetë edhe një arsye më tepër për ta vizituar qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Kujtim Gashi

Fotografia e Ramush Haradinaj

 

Fotografia e Artan A. Abrashi

Fotografia e Ramush Haradinaj

Asnjë koment

Comments are closed.