05-05-2024

Një i arrestuar për posedim narkotikësh

Një person është arrestuar nga policia për posedim narkotikësh në rrugën ”Ukë Bytyqi” në Prizren.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 22:30, gjatë kontrollit në një automjet me tabela vendore me të dyshuarin (K/Shqiptar), gjatë verifikimit dhe kontrollimit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë  52.1 gr., si dhe një pako me “rizlla”.

Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.