Një i dënuar me burgim për vjedhje arrestohet në Prizren, dërgohet për vuajtje dënimi
Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Prizren dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, mëson Sinjali.
Bëhet fjalë për Gjon Rexhën, nga komuna e Gjakovës, i cili ishte në kërkim për shkak të një dënimi prej 1 viti burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas informacioneve, ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, ndërsa pas procedurave, është dërguar për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.
Rasti konsiderohet i mbyllur me ekzekutimin e urdhëresës për burgim./ Gazeta Sinjali
