25-04-2024

Një i lënduar nga punime ndërtimore të kundërligjshme në Prizren

Një person ka pësuar lëndime për shkak të lëndimeve gjatë punimeve ndërtimore, të cilat policia i ka vlerësuar si të kundërligjshme.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren, ndërsa viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar me një pompë betoni, ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Polica nuk ka dhënë hollësi të tjera, se përse rasti është cilësuar si punime ndërtimore të kundërligjshme. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.