25-11-2024

Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë 24 orëve nga 3.667 testimejanë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar dy persona nga koronavirusi.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.

2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.