Një i vdekur dhe 16 raste me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga 1.351 mostra të marra, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 17 persona.

Numri i rasteve aktive është 427.

Gjithashtu, janë administruar edhe 2.137 vaksina anti-COVID. Në total numri i dozave të administruara është 1.591.886.