23-11-2024

Një i vdekur dhe katër të lënduar-aksident në Celinë

Zyrtari i Policisë për regjionin e Gjakovës, Ahmet Hasi ka thënë për Gazetën Insajderi se “ky aksident ka ndodhur në mes të dy automjeteve pra me udhëtar”.

“Për momentin e kemi një viktimë fatkeqësisht në vendin e ngjarjes në aksin rrugojë Prizren – Gjakovë, në fshatin Celinë, janë katër të lënduar për momentin të cilët i kemi dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjakovë”, ka thënë Hasi.

Jozyrtarisht mësohet se viktima është nga fshati Demjan i Hasit (Lagja Shehut) të Gjakovës. Po ashtu edhe të lënduarit tjerë janë gjithashtu kjo komunë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar viktima,  që besohet të jetë nën moshën 30 vjeçare, duke hyrë në tejkalim. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.