05-05-2024

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në aksidentin në Korenicë

(E përditësuar) Një person ka vdekur ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Kapitoni i policisë Albin Sahatçia ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra vetura ka qenë me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë.Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët janë të lënduar më lehtë.

—-
14:30 – Aksident i rëndë në Korenicë të Gjakovës, një i vdekur dhe katër të lënduar!Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Kameramani i “Gazeta Blic” i cili ndodhet në vendin e ngjarjes raporton për një të vdekur dhe disa të lënduar nga ky aksident.Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kapitoni i policisë Albin Sahatçia.

“Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit ndërsa katër persona tjerë kanë mbetur të lënduar”, tha ai për “Gazeta Blic”Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipi mjekësor i cili po trajton të lënduarit, derisa Policia e Kosovës po heton shkaqet e aksidenti.Më poshtë shihni pamje nga ky aksident:

Asnjë koment

Comments are closed.