25-04-2024

Një i vdekur e 12 raste të reja me Covid në Kosovë

12 raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa është raportuar për një të vdekur si pasojë e COVID-19.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2430 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 158.000.

Janë 349 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa prej fillimit janë administruar 1.664.711 doza. Deri tash 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.

Asnjë koment

Comments are closed.