03-05-2024

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore.

Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit.

Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Nga Spitali i Manastirit thonë për Alsat Maqedonia, se kanë pranuar 20 pacientë, anise asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Hetimet janë duke vazhduar nga vendi i ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.