Një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit në fshatin Balincë të Malishevës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje, ndërsa viktima ishte drejtonte veturën.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur betoni”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/
P.S Fotoilustrim