24-11-2024

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri, Policia jep detaje

Një rast i rëndë është raportuar se ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

 Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ku njoftojë se dy persona janë arrestuar ndërsa është konfiskuar një armë zjarri.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një  person ndërsa dy persona tjerë  kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.”, tha Zahiti për Indeksonline../Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.