26-04-2024

Një këmbësor goditet nga vetura në Prizren

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në rrugën  “Adem Jashari” në  Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku ku  ngasësi mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tij në mënyrë të pa sigurt, kishte goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pasi ka marrë tretman mjekësor është liruar.

Asnjë koment

Comments are closed.