Një kompani nga Gjilani po hedh mbeturina në Suharekë
Verifikimi për këtë është bërë në bazë të faturave të gjetura.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se për këtë shkak ai sot ka dalë bashkë me Policinë dhe Inspeksionin komunal në vendin e ngjarjes.
“Inspekcioni komunal dhe policia ka verifikuar se një kompani nga Gjilani, ka hudhë bërllog në territorin e Komunës së Suharekës. Verifikimi është bërë në bazë të fakturave të gjetura dhe natyrisht do të shqiptohet dënimi sipas ligjeve në fuqi”, ka treguar ai në një postim në facebook.