17-05-2024

Liria humb nga Feronikeli 4:2

Liria e Prizrenit sot pësoi edhe një humbje, kësaj radhe si mysafire nw Drenas nga
Feronikeli 4:2 (pjesa e parë 2:1).

Loja dhuroi spektakël në vete me shumë gola dhe dhjetëra raste të tjera për shënim.

Ndërkohë, rezultati përfundimtar i ndeshjes u vendos nga Gentian Binishi i Lirisë, i cili shënoi për rezultatin 4:2.

Feronikeli ka vazhduar serinë pa humbje në Superligë,  derisa Liria vazhdoi me humbje.

Për Lirinë realizuan gol: Gashi dhe Binishi, ndërsa Fazliu, Lladrovci, Zeka dhe Hoti realizuan për Feronikelin. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.