27-07-2024

Ky është kuksiani që humbi jetën nga shembja e skelës në Gjermani

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi, 33 vjeç, është shqiptari i dytë i identifikuar si viktimë në ngjarjen e rëndë që u shënua të hënën në mëngjes në Hamburg.

Së bashku me kolegët e tij po ashtu shqiptarë, Hoxha humbi jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb, shkruan JOQ.

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Viktimat janë pesë, të gjithë shqiptarë, teksa identitetet e tyre priten të bëhen publike nga mediat gjermane në vijim.
Ngushëllime familjarëve!

Asnjë koment

Comments are closed.