Një muaj në grevë, flasin nga SBASHK-u: A do të fillojë mësimi nesër?
Ai thotë se SBASHK-u është në pritje të Qeverisë për takim tjetër, në mënyrë që këtë javë të gjendet zgjidhja.
“Do të presim nga Qeveria edhe sot edhe nesër, nëse do të na bëjnë ndonjë ftesë për takim tjetër dhe të gjendet zgjidhja për të dal nga greva”, thotë Ymeri.
Lexo edhe:
I dënuari për keqpërdorim detyre, kryetar i Komisionit për Ankesa në Komunën e Prizrenit
Ymeri thotë se as sot e as dje, nuk ka pasur lëvizje nga Qeveria.
“Deri më tani ska asnjë ftesë nga ata”, shtoi tutje Ymeri për Blic.
Ai thotë se greva do të vazhdojë, deri në momentin kur Qeveria nuk miraton kërkesën e tyre, pra shumën prej 50 eurove.
“Ne si SBASHK, deri sa nuk ka ndonjë ndryshim mbetet vendimi i mëhershëm, pra greva do të vazhdojë”, shtoi ai.
Ndërsa, Kryeminsitri Albin Kurti pasi sot votoi në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, është deklaruar para gazetarëve rreth grevës së mësimdhënësve.
Ai tha se shpreson që nesër të fillojë mësimi pasi këtë dëshirë e kanë edhe mësimdhënësit bashkë me nxënësit dhe prindërit e tyre.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.
Megjithatë, Kurti pati disa fjalë edhe për grevistët teksa disa prej tyre i quajti edhe sindikalistët të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai. /IO