24-11-2024

Një muaj paraburgim dorasit të vëllait në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej tridhjetë (30) dite, ndaj të pandehurit me iniciale Bajrami Gega. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë dhe veprës penale, mbajtja në pronës kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Në arsyetim të gjykatës, thuhet se me datën 17.03.2019, rrethe orës 11:50 minuta, në fshatin Studenqan, KK- Suharekë i pandehuri pas një mosmarrëveshje verbale, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain me iniciale I.G. dhe e vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave, duke e plagosur rëndë të dëmtuarën me iniciale N.G. në atë mënyrë që i pandehuri hynë deri te dyert e oborrit me pistoletë – revole e markës HS-9 e cal. 9×9 mm. dhe me të shtënë në drejtim të vëllait ( tani të ndjerit) me iniciale I.G, i cili ik brenda në shtëpi, i pandehuri fillon të ndjek I.G, dhe në derën e shtëpisë për ta ndaluar del  e dëmtuara me iniciale N.G., i pandehuri shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos.

Pastaj  hynë në dhomën ku ishte fshehur  tani i ndjeri me iniciale I.G. , dhe në të shtënë pesë gjashtë herë në pjesë të ndryshme të trupit, ashtu që mjeku i shërbimit urgjent konstaton vdekjen e tani të ndjerit me iniciale  I.G. nga plagët e marra, ndërsa e dëmtuara me iniciale N.G. pëson lëndime të rënda trupore./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.