Një muaj paraburgim shpërndarësve të drogës tek gjimnazi i Suharekës
Departamenti për Krime të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale E.I dhe E.B. nga fshati Nishor i Komunës së Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 29.06.2018 afër gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë ku është frekuentimi i madh i të rinjve – nxënësve në çantën që e kishte vendosur në shpinë i pandehuri E.I. ka mbajtur të fshehur 3 qese me substanca të dyshuara për narkotik të llojit ,,marihuanë,, në peshë prej 542.69 gram.
Po ashtu edhe i dyshuari i dytë me iniciale E.B. ka mbajtur të fshehur një qese me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan” në peshë prej 16.87, gram të cilën sasi e ka marrë nga i pandehuri E.I. për ta shpërndarë, dhe pasi e ka vërejtur policinë të njëjtën e ka hedhur nën automjet të parkuar.