20-04-2024

Suhareka së shpejti punëson edhe 8 zjarrfikës sezonal

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve që e ka mbajtur sot, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj në mes tjerash është thënë se së shpejt do të punësohen edhe 8 zjarrfikës sezonal, pasi moti i nxehtë gjatë verës shpesh shkakton shpërthime të zjarreve.

 

Në njoftimin e komunës, thuhet se në këtë takim drejtorët komunal kanë raportuar për punët e kryera.

 

Nga drejtoria e Arsimit u tha se po bëhen analiza të suksesit të nxënësve, ndërsa nga drejtoria e kulturës, u fol për aktivitetet e Diafestit që do të organizohet për bashkëatdhetarët tanë, në fund të korrikut.

 

Nga drejtoria e bujqësisë u tha se po punohet në ndërtimin serave dy të parat janë në proces të ndërtimit ndërsa së shpejti pritet të filloj edhe faza e dytë. Nga kjo drejtori u tha se do të filloj edhe ndërtimi i rrugëve fushore, si dhe janë parashtruar rreth 170 kërkesa për riparim të shtallave.

 

Edhe drejtoritë tjera kanë dhënë detaje për punët që po kryhen, ndërsa kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët për javën që kemi hyrë./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.