24-04-2024

Brazili s’lejon befasi, eliminohet Meksika

Brazili nuk ka lejuar ndonjë befasi, duke eliminuar Meksikën në Botërorin e Rusisë

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën brazilianët treguan se janë ata 5 herë kampionët e botës.

Neymar në minutën e 51 dhe Firmino në fundin e takimit, arritën të thyejnë Meksikën, duke kualifikuar për në çerekfinale Brazilin.

Tashmë në mbrëmje duhet pritur fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni, për të mësuar kundërshtarin e çerekfinaleve.

Asnjë koment

Comments are closed.