25-11-2024

Një numër i aktivistëve të Nisma-s kalojnë në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar aktivitetin e saj politik në fshatin Pagarushë.

Këtë aktivitet politik e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Shala përmes rrjetit social Facebook.

Shala tha se shumë anëtarë të kryesisë së Nismës që ishin dikur tashmë kanë aderuar në AAK.

 

Postimi i plotë:

Sot, në takimin e parë në fshatin Pagarushë bashkohet një numër i madh i aktivistëve dhe antarëve të kryesisë së Nisma-s të cilët aderuan dhe kaluan në subjektin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rrugëtimin e tyre politik do t’a vazhdojnë së bashku me z.Haxhi Shalën dhe Luan Kryeziun, të cilët çdoherë ishin zëri ynë.

Që nga tash, aktivitetin tonë politik do t’a vazhdojmë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila n’a ka dhënë hapësirë të gjerë të veprimit për t’i jetësuar idealet tona politike për të mirën e qytetarëve të Malishevës dhe të gjithë Kosovës.

N’a priftë e mbara bashkë!

Me respekt

Asnjë koment

Comments are closed.