Pamje nga lumi Doll i Rahovecit, i kuq si gjaku nga ndotja

 Në lumin Doll të Rahovecit disa qytetarë kanë hedhur kimikate të cilat e kanë ndotur ujin.

Nga disa pamje të publikuara shihet se uji ka marrë ngjyrë të kuqe nga ndotja.

news image

Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit ka thënë për Gazetën Sinjali se inspektorët komunalë kanë filluar hetimet për këtë rast.

Hoti ka thënë se ende nuk e kanë zbuluar se nga kush janë hedhur kimikatet në lum. Megjithatë ai ka sqaruar se disa firma të verës i pastrojnë bodrumet dhe pastaj i hedhin kimikatet.

“Ne me të marrë lajmin që janë hedhur ne lum kimikatet i kemi dërguar inspektorët në terren edhe janë duke i shikuar bodrumet e venës, ende nuk e kemi gjetur fermerin i cili e ka shkaktuar këtë dëm. Inspektorët janë duke e hetuar rastin. Fermerët i pastrojnë bodrumet edhe janë disa lidhje të kanalizimit dhe nuk po dihet nga cila firmë është bërë”, ka thënë Hoti.