Mëngjesi i zë kosovarët duke pritur në pikën kufitare në Morinë

Kosovarë të shumtë zgjodhën që edhe këtë vikend ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Disa prej tyre më gjatë, e disa vetëm nga dy-tri ditë.

Por me të kthyer në Kosovë, mbetën gjatë duke pritur në pikën kufitare.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet kolona e gjatë në orët e para të mëngjesit, e që padyshim kjo pritje është mjaftë e mundimshme.

Duhet përkujtuar që pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, Shqipëria mbetet destinacioni i preferuar i kosovarëve edhe këtë verë./Indeksonline/