Një pedofil rus arrestohet në Prishtinë
Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës si pedofil, përkatësisht videove të cilat dëshmojnë se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijët.
Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari, Artyom Skrobov, merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elemente të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.
Skrobovi është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.
Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobovi, ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se ai në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.
Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci – Serbi.
Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë.
Gjithashtu, në YOUTUBE , ai shihet tek mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik,
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë./indeksonline