Një person bën vetëvrasje në Prizren

Një person ka bërë vetëvrasje në ballkonin e shtëpisë në fshatin Skorrobishtë.

Policia ka njoftuar se rasti ndodhi dje gjatë ditës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Skorrobishte, Prizren 02.07.2020-13:15. Është raportuar se në ballkonin e  shtëpisë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.