Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, njofton Gazeta e Prizrenit.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar dhe dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Nuk është njoftuar për shkaqet e rastit.