Një person është arrestuar si i dyshuar për fajde në Rahovec
Sipas policisë i dyshuari është kapur në flagrancë.
“Me 19.12.2019 është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke pranuar këstin e radhës prej 460€ nga viktima mashkull K/Shqiptar në mënyrë të kundërligjshme me kamatë”, njofton PK.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pasaportë dhe një llap-top. I njëjti është intervistuar dhe dërguar në mbajtje”./GazetaePrizrenit.net