26-04-2024

Një person lëndohet në vendin e punës në Suharekë

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Suharekë, gjersa ishte duke punuar në një zdrukthëtari, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë,  pas lëndimit ai ka pranuar tretman mjekësorë.

Raporti nga Policia:

“Rr. Skënderbeu, Suharekë 05.11.2021 – 13:47. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe inspektori i punës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaePrizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.