24-04-2024

Një pistoletë dhe drogë gjenden në Prizren

Një femër (K-Shqiptare) ka raportuar në Policinë e Prizrenit se kishte gjetur një armë (revole).

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sylejman Vokshi”, me ç’rast në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pa municion dhe një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull (K-Shqiptar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.