18-04-2024

Një pjesë e Prizrenit, të dielën pa rrymë

Përmes një komunikate për media,KOSTT-i bën të ditur se të dielën do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren nga ora 13:00-15:00.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 12 Maj 2019 (e diele), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për përfundimin e punimeve rreth ndërrimit të ndarësve 35kV në Transformatorin energjetik T1”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ana 35kV e nënstacionit NS Prizren 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 25MW).

KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Asnjë koment

Comments are closed.