Një prizrenas i kërkuar nga gjykata arrestohet në Merdare, dërgohet në burg
Një person nga komuna e Prizrenit, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdares, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë arrestimi është bërë mbrëmë rreth orës 22:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.
Nga raportet e Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/