03-05-2024

Një prizrenas i kërkuar nga gjykata arrestohet në Merdare, dërgohet në burg

Një person nga komuna e Prizrenit, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdares, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë arrestimi është bërë mbrëmë rreth orës 22:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.