09-12-2024

Një punëtor lëndohet në Prizren, pasi bie në kontakt me rrymën

Një person dyshohet se nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur viktima nga komuniteti boshnjak ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorati i punës dhe një ekip i KEDS-it.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.