Një shtetas nga Shqipëria arrestohet në Vërmicë
Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, me ç’rast i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, se për çfarë urdhër arrestit bëhej fjalë. /GazetaePrizrenit.net