07-05-2024

Prizren: Komuna fton familjet të konkurrojnë për material ndërtimor (dokument)

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren përmes një njoftimi fton personat dhe familjet me gjendje sociale për të përfituar nga projekti për ndarjen e materialit ndërtimor dhe ndërtimin e shtëpive, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se sivjet për herë të parë do të mundësohet edhe meremetimi i shtëpive për këto kategori. Aplikimi në këto projektet nis fillon nga 4 janari e deri më 31 mars.

Pas përfundimit të afatit për aplikim, do të bëhet vlerësimi në terren nga ana e komisionit për t’i përcaktuar përfituesit e projektit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.