19-05-2024

Ronaldo live në Instagram për Vitin e Ri, video nga helikopteri personal

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ka menduar t’i ndajë me fansat e tij, momentet e para të vitit 2019.

Ai është futur live në Instagram duke biseduar me ndjekësit e tij.

I gjendur në helikopterin e tij personal, portugezi shfaqet në humor dhe plot adrenalinë.

Në një moment ai dëgjohet teksa thotë: “Dua të ndaj këtë moment me ju. Dita e parë e Vitit të Ri. Jepi dajë e dreqit“.

Kuptohet qartë se Ronaldo ka mësuar edhe disa fjalë në italisht, madje fjalë që përdoren për jetën e rrugës dhe nuk janë fort të preferuara./360grade

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.