25-04-2024

“Një udhë e dy punë”, stili i larjes së rrugëve në Prizren (VIDEO)

Kohët e fundit,  Prizreni është kritikuar për mungesën e higjienës në qytet.

Për disa muaj ka munguar edhe larja e rrugëve.  Tashmë, kur ky proces ka filluar,  sipas një video-xhirimi nga Ramadan Klisurica,  njohës  i pushtetit lokal, në disa raste puna po kryhet shkel e shko.

Postimin e tij në ‘facebook’ ai e ka shoqëruar me komentin “Kësaj i thonë një udhë e dy punë”

Xhirimi është bërë në rrugën “William Walker” në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.