24-04-2024

Një vozitës lëndohet pas aksidentit në Prizren

Një shofer ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren,

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë Kabashi”, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.