Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë
Njëra nga të akuzuarit do dërgohet me forcë në seancë pasi e dështoi gjykimin për dëmtimin e plantacionit me patate
Gjyqtari Qemail Suka ka urdhëruar shoqërimin me forcë të akuzuarin Ali Kuqit, i cili ka munguar në seancën e sotme ku ai bashkë me Brahim Hysenaj dhe Bajram Kryeziun ngarkohen se kishin dëmtuar Isuf Cikaqit plantacionin me patate.
Urdhëresa është lëshuar nga gjyqtari Suka pasi i akuzuari Ali Kuqi nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”
Në këto rrethana, gjyqtari Suka, në praninë e prokurores Merita Kurtishi- Gaka, ka shtyrë seancën e sotme për 26 tetor 2021 në ora 10:00
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 6 korrik 2020 rreth orës 11:00 në Suharekë, të pandehurit me qëllim të dëmtojnë pasurinë e huaj në atë mënyrë që i pandehuri Brahim Hysenaj kombajner, pasi që merret vesh paraprakisht me të pandehurit Bajram Kryeziu e Ali Kuqi për të korrur grurin në arat e tyre, me kombanjë dhe kamion hyn në mes të plantacionit të patateve të të dëmtuarit Isuf Cikaqi, për të kaluar në arat e të pandehurit Bajramit dhe Aliut.
Me ketë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në shumë rreth 756, 30 euro, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi