14-05-2024

Njëra nga të akuzuarit do dërgohet me forcë në seancë pasi e dështoi gjykimin për dëmtimin e plantacionit me patate

Gjyqtari Qemail Suka ka urdhëruar shoqërimin me forcë të akuzuarin Ali Kuqit, i cili ka munguar në seancën e sotme ku ai bashkë me Brahim Hysenaj dhe Bajram Kryeziun ngarkohen se kishin dëmtuar Isuf Cikaqit plantacionin me patate.

Urdhëresa është lëshuar nga gjyqtari Suka pasi i akuzuari Ali Kuqi nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”

Në këto rrethana, gjyqtari Suka, në praninë e prokurores Merita Kurtishi- Gaka, ka shtyrë seancën e sotme për 26 tetor 2021 në ora 10:00

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 6 korrik 2020 rreth orës 11:00 në Suharekë, të pandehurit me qëllim të dëmtojnë pasurinë e huaj në atë mënyrë që i pandehuri Brahim Hysenaj kombajner, pasi që merret vesh paraprakisht me të pandehurit Bajram Kryeziu e Ali Kuqi për të korrur grurin në arat e tyre, me kombanjë  dhe kamion hyn në mes të plantacionit të patateve të të dëmtuarit Isuf Cikaqi, për të kaluar në arat e të pandehurit Bajramit dhe Aliut.

Me ketë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në shumë rreth 756, 30 euro, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Asnjë koment

Comments are closed.