24-11-2024

Njëri nga terroristët do të bashkëpunoj me prokurorinë, por ka një kusht

Njëri nga terroristët e arrestuar serb do të bashkëpunoj me prokurorinë. Ai ka kërkuar që gjatë marrjes në pyetje të bashkëpunoj vetëm me një person.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Indeksonline nga Policia e Kosovës. “Njëri nga të arrestuarit i dyshuar për vepra terroriste ka shpreh gadishmërin të nashkëpunoj me prokurorin.

Ai ka kërkuar që të ketë bashkëpunim me vetëm një person.

{Të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjësk deri tash kanë zgjedhur heshtjen dhe nuk kanë bashkëpunuar me prokurorinë, për të treguar detajet e ngjarjes së sulmit terrorist. Por deri tash duket se kanë qenë të frikësuar nuk kanë dhënë informacione se çfarë ka ndodhur ditën e 24 shtatorit në Manastir”, tha ky burim.

Ndryshe, terroristët e armatosur të dielën kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin.

Poashtu nga sulmi terrorist i organizuar të dielën kanë mbetur të vdekur tre terroristë serbë, ndërsa janë arrestuar edhe tetë të tjerë. Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh të rënda./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.