Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i shtohen edhe 36 pjesëtarë
Pas trajnimit 12 javor të suksesshëm, sot u mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.
![May be an image of 9 people and aircraft](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/387060040_620727020267560_6871612339553513723_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=kFALcuJnkSUAX_Ps0XJ&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfCftAeqCaPk7Owb7J1bilnDSVr2ma7-FjzzYRPis6zQkw&oe=6525B7A0)
Ceremonia e diplomimit u mbajt në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ndërsa të pranishëm ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha.
Po ashtu kanë marrë pjesë edhe znj. Avery –Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.
![May be an image of 10 people](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/387043191_620726950267567_3350248561050418775_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=OHp-eh4leDcAX93iSzd&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfCLfa3kakNr0VcfG71kONTKl984dclsQaXzOHgAVBdHNA&oe=652573F0)
![May be an image of 3 people](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/387016665_620727046934224_3529877451541370195_n.jpg?_nc_cat=101&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=5owsXa2KdBcAX-Uta6z&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfAu1ZmsHzwzrVkUpLfFaeqmiTHjha6aVyhvUbC7lJbEtg&oe=6525F6B2)
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti u është drejtuan ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së kolonel Gazmend Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative.
Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
![May be an image of 4 people](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/386335475_620726866934242_2073130946928955425_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=xwmympVFdDcAX_enw0q&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfBM7zHfpNkhM-Gu7x0Eq0rCUfh9kD2UaY-47pu4TuCYWQ&oe=652580A7)
![May be an image of 7 people](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/387040821_620727153600880_4834007432839191783_n.jpg?_nc_cat=108&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=yikO_4-EvKMAX9gqC55&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfBG1MNHR8B7jtWScZF4D7mfptXZzOrBNr-U1W0DjtrTgg&oe=65249162)
![May be an image of 9 people and aircraft](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/387060040_620727020267560_6871612339553513723_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-7&_nc_sid=49d041&_nc_ohc=kFALcuJnkSUAX_Ps0XJ&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfCftAeqCaPk7Owb7J1bilnDSVr2ma7-FjzzYRPis6zQkw&oe=6525B7A0)