24-04-2024

Njihuni me bukuroshen nga Prizreni, Eglantina Osmanollaj, e cila ka filluar rrugëtimin e saj në fushën e modës

Eglantina është në vitin e fundit të studimeve bachelor në Departamentin e Biologjisë, programi Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë ku edhe jeton për momentin. Aktualisht punon si koordinatore e projekteve në OJQ ‘’Fondacioni për zhvillim Drini’’. Kohë pas kohe zhvillon aktivitete që kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe mbështetjen e të rinjëve në Kosovë, ndërsa që një kohë të gjatë bënë punë vullnetare dhe është pjesë e fushatës më gjigante të pastrimit ‘’Ta Pastrojmë Kosovën’’, nën udhëheqjen e Let’s Do It Kosova.

Si highlight i bukur gjatë kohës si studente në Prishtinë ajo e kujton vizitën e saj në USA gjatë 2 verërave të kaluara, udhëtime këto që i kanë ndihmuar t’i sheh shumë vende të reja e të bukura, të fitoj shumë miq të mirë dhe të bëhet më e pavarur si një e re që sapo ka hyrë në të 20-tat.

Koha më e bukur e shfrytëzuar për Eglantinën është padyshim me familjen dhe shoqërinë. Të dy familjet nga vijnë ata janë shumë anëtarëshe por pa marrë parasysh sa shumë jemi, gjithmonë mblidhemi së bashku për

festime të ndryshme, thotë Eglantina. “Babi ka qenë dhe është njeri më i dashur për mua. Si e vogël e kam ndjekur në çdo hap që ai ka bërë. Për mua ai është simbol i mirësisë, dashurisë dhe fuqisë së brendshme. Ai më ka mësuar të kem respekt dhe të punoj fort për vete. Nëse i kam treguar për ndonjë sukses timin në shkollë apo me çfarëdo aktiviteti që merresha ai gjithmonë më është kthyer dhe më ka thënë ‘’Çdo gjë ke për të arritur, bëje për vete’’. Kjo më jep forcë të vazhdoj përpara pa marrë parasysh se me çka përballem”, thotë Eglantina.

“Duke u rritur, pasioni për fotografinë dhe rrobave veç sa rritej dhe bëhej më e fortë. Pëvec Këtë vit sfidova veten në spektaklin e madh të bukurisë “Miss Universe Kosova” ku u shpërbleva me cmimin Miss Klan Kosova dhe si përcjellësja e dytë. Përvec kësaj isha pjesë edhe e eventit Prishtina Fashion Nights 2019”, shprehet Eglantina.

E sigurisht, ne jemi shumë kurreshtar për rrugëtimin e saj, e cila ka premtuar shumë befasi në këtë fundvit dhe vitin që po vjen. Gjithsesi, i urojmë shumë suksese. /04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.