16-04-2024

Njoftim i rëndësishëm nga Trusti: Deri në këtë datë mund të aplikoni për tërheqjen e 10 përqindëshit

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar të gjithë kontribuesit që s’kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10 përqindëshit, se kanë afat të aplikojnë vetëm deri më 6 prill.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.

“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim. Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim./Front Online/

Lexo edhe:

Zona e ish-fabrikave të Prizrenit shndërrohet në markete apo tokë për banesa

Asnjë koment

Comments are closed.